INTERI NUK NDALET! Atalanta lojën, zikaltërit golin. Fitore dhe arratisje (VIDEO)

8 Mars 2021
22:42
Telesport
back button

Ka mjaftuar një gol me shumë peshë nga Milan Skriniar për t’I dhënë Interit suksesin e rëndësishëm ndaj Atalanta-s së Gasperinit, në një ndeshje të dominuar nga miqtë e Bergamos, të cilët iu afruan edhe golit disa herë dhe ku gjetën Handanovic gati për t’iu përgjigjur.

Por, edhe zikaltërit gabuan disa kundërsulme,sidomos dy me Lukaku, që dy herë i nisur me fushën e hapur i rikuperua nga Djimsiti dhe Romero.

Në pjesën e dytë, sidomos, e gjithë ndeshja u luajt në zonën e Interit, por në një goditje këndi, zikaltërit gjetën devijimin e duhur nga Skriniar, pas asistit të Bastonit.

Atalanta provoi deri sekondat e fundit për të gjetur golin por nuk arriti dot të çajë murin e vendosur nga kryesuesit e Serie A që rikthehen në 6 pikë larg vendit të dytë, ku ndodhet Milani.

Kjo është fitorja e shtatë radhazi për zikaltërit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit