Interi refuzon ofertën e parë për Onana, por destinacioni i tij do të jetë Premier. Pas finales së Stambollit…

9 Qershor 2023
18:51
Telesport
back button

Fillimisht finalja e Champions League, me ëndrrën për të mundur Manchester Cityn në Stamboll, më pas merkato e Interit do të marrë hov, në funksion të sezonit të ardhshëm. Emri i parë që do të dalë në negociata është ai i Andre Onanës, i cili prej javësh është në fokusin e Chelseat.

Sipas asaj që ka raportuar Tuttomercatoweb, portieri dëshiron të shkojë në Premier League dhe tashmë ka një marrëveshje parimore me blutë, por oferta e parë 40 milionëshe është refuzuar nga klubi zikaltër.

Javën e ardhshme, pas finales së Ligës së Kampionëve, do të punohet për zhbllokimin e situatës dhe në marrëveshje mund të përfshihet edhe emri i Romelu Lukakut, i cili asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të qëndruar te Interi.

Ndjenja është se në çdo rast mund të arrijmë te tymi i bardhë, me kompaninë zikalter e cila më pas do të sulmojë Guglielmo Vicario, portierin e Empolit. Chelsea eshte duke menduar gjithashtu largimin e Mendy nga porta dhe Kepa do te behej portieri i dyte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit