“Interi bën lajm kur humbet”. Është e vështirë t’i japësh të kundërtën Simone Inzaghit, i cili pas fitores 1-0 ndaj Venezia, ndonëse jo fitore emocionuese, por nganjëherë fitoret numërohen dhe nuk peshohen, u detyrua sërish të kujtojë se prej tri vitesh e gjysmë, Interi i tij është një krijesë mahnitëse dhe bindëse. Që shpesh, megjithëse jo gjithmonë, përfundon me fitore. Termi “zyra e komplikimeve për çështje të thjeshta” përdoret shpesh për të përshkruar burokracinë italiane.
Sikur, rreth Interit, të ekzistonte një zyrë që zmadhon problemet e vogla. Maksimumi ato mesatare, padyshim normale në krahasim me ato të pothuajse të gjitha skuadrave të kampionatit italian. Konteksti nuk ndihmon gjithmonë. Humbja në Superkupë, për mënyrën dhe kundër kujt ndodhi, mund të dhembë.
Gjithashtu mund të vendoset në perspektivë, si ajo që është: një garë që shpëton sezonin për ata që nuk garojnë për asgjë tjetër. Pakënaqësia e Frattesit erdhi në të njëjtën kohë me emergjencën në mesfushë. Muaj me radhë është folur për dy skuadrat që Inzaghi ka në dispozicion, ndërsa tani është koha për t’i shfrytëzuar ato. Për çdo problem, ekziston një zgjidhje.
Inter, në ndeshjen e parë të vitit 2025 në “San Siro”, do të presë Bologna me qëllimin për ta fshirë njërin nga dy “yjet” (shënimet) që e mbajnë prapa Napolit në renditje. Një fitore do të nënkuptonte, virtualisht, një hap drejt kryesimit. Ky është konteksti që ndonjëherë duhet kujtuar, pa lënë në hije të tjerat.
Mund të diskutohet për shumë gjëra: hapësirën që Inzaghi mund t’iu japë të rinjve, sulmuesin ndryshe që merkatoja nuk e solli, ose përforcimin e nevojshëm në mbrojtje. Sidoqoftë, dy-tri probleme, dhe për më tepër të zgjidhshme, nuk mund të anulojnë njëqind gjëra të mira.
Sot, Interi pret golat e “ThuLa” (Thuram-Lautaro). Herën e fundit ndodhi 250 ditë më parë, në fitoren 5-0 kundër Frosinones. Në kampionatin e kaluar, ndodhi 7 herë që Thuram dhe Lautaro, sot sërish titullarë si duet sulmi, të shënonin në të njëjtën ndeshje. Në këtë Serie A, si duet janë ende në kuotën zero. Ky është një problem i vogël, që duhet zgjidhur menjëherë.







