Interi, tifozët kërcënojnë lojtarët: Shtrëngoni by***, ose ju vijmë me shkopinj

28 Nëntor 2020
14:47
Alfred Lleshi
back button

“Curva Nord”, asaj pjese të tifozërisë së Interit, nuk i pëlqejnë aspak rezultatet e fundit të ekipit të zemrës. Madje, ata nuk hezituan ta vinin këtë në dukje. Mbështetësit e organizuar të klubit zikaltër kërkuan reagim nga lojtarët, ta ngrejnë kokën pas performancave të fundit.

Ky është qëllimi i banderolës së shfaqur nga tifozët, por që përmban një kërcënim mjaft elokuent: “Ajo bluzë që keni veshur duhet të nderohet. Shtrengoni by**n, ose ju vijmë me shkopinj”. Gjithçka u botua, gjithashtu, në profilet sociale të “Curva Nord”. Kishte komente të ndryshme nga tifozët e tjerë zikaltër, pro dhe kundër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit