Interi vendos t’i shesë Asllanin dhe Pavard, destinacion i mundshëm Arabia Saudite

4 Korrik 2026
8:16
Alfred Lleshi
back button

Merkatoja e Interit, sa iu përket afrimeve, varet edhe nga largimet dhe milionat që klubi synon të arkëtojë nga shitjet e planifikuara. Mes lojtarëve që pritet të largohen janë edhe Kristjan Asllani dhe Benjamin Pavard, të rikthyer te zikaltrit pas huazimeve përkatëse, por që nuk konsiderohen pjesë e planeve të trajnerit Cristian Chivu.

Për këtë arsye, agjenti Federico Pastorello ishte dje në selinë e Interit në “Viale della Liberazione”, ku mori detyrën të gjejë oferta për të dy futbollistët, pasi Marseille dhe Beşiktaş vendosën të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes së tyre.

Interi i vlerëson Asllanin dhe Pavardin me 12-15 milionë euro secilin, ndërsa pista të rëndësishme mund të hapen jashtë Europës, me Arabinë Saudite që po shihet si një nga destinacionet më konkrete për të dy lojtarët.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit