Inzaghi dhe Van Basten në “San Siro”, banderola polemike: Simbolet e një Milani që nuk ekziston më…

16 Dhjetor 2024
10:57
Alfred Lleshi
back button

Mbrëmja e ndeshjes Milan-Genoa ishte gjithashtu mbrëmja e festimeve për 125-vjetorin e historisë së klubit kuqezi, i themeluar më 16 dhjetor 1899. Aktivitetet nisën me një ceremoni të veçantë për të nderuar legjendat kuqezi, të cilat u bënë pjesë e “Hall of Fame” të klubit.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

Tifozët e Milanit, përmes një votimi të dedikuar, zgjodhën Marco van Basten, Filippo Inzaghi dhe Andriy Shevchenko, të cilët iu bashkuan zv.presidentit të nderit, Franco Baresi, në këtë kategori, që përfaqëson lojtarët që kanë dhënë kontributin më të madh në historinë e “Djallit”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Van Basten dhe Inzaghi zbritën në fushë (ndërsa Shevchenko mungoi për arsye personale), së bashku me Baresi, teksa “Curva Sud” iu dedikoi një nderim të veçantë. Gjithsesi, një banderolë pati ton polemik ndaj situatës aktuale të klubit, duke përmbledhur rëndësinë historike të këtyre figurave: “Simbolet e një Milani që nuk ekziston më”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit