Inzaghi: Djemtë po japin gjithçka, jam krenar për ta. E dimë çfarë na pret

26 Shkurt 2025
9:44
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli për mikrofonët e “Mediaset” pas fitores 2-0 ndaj Lazios, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë.

Përgjigje e bukur për ata që mendonin se ekzistonte një shkallë hierarkish mbi objektivat sezonalë…
Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer, kundër një kundërshtari të jashtëzakonshëm. Në pjesën e parë kemi vuajtur, por nuk u shqetësuam asnjëherë dhe ishim të zgjuar për ta hapur ndeshjen me golin e madh të Arnautovic. Në pjesën e dytë bëmë shumë më mirë, kam fatin të kem djem që japin gjithçka për këtë fanellë. Jam krenar që jam trajneri i tyre.

Tani një derbi i dyfishtë. Këtë sezon, Milani ju ka dhënë shumë shqetësime…
Absolutisht, do të mendojmë për këtë në prill. Kemi shumë ndeshje të afërta, tani jemi në një emergjencë përsa iu përket krahëve. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, sonte ishte e para nga 6 ndeshje për 20 ditë. E dimë çfarë na pret.

Pas një ndeshjeje të tillë, mentalisht do të keni një shtytje të madhe…
Absolutisht, kam marrë shumë përgjigje të rëndësishme. Kam lojtarë që nuk ishin në formën më të mirë, por sonte nuk u tërhoqën. Frattesi dhe Taremi kishin probleme, por luajtën pa u shqetësuar.

Dy fjalë për Martinez dhe përse Arnautovic ishte jashtë zonës gjatë golit?
Po, sot (dje) në mëngjes bëmë stërvitje për topat e humbur dhe, nëse Lazio i mbante lojtarët lart, ai duhej të dilte dhe kështu ndodhi. I dimë cilësitë e tij të shkëlqyera në goditje dhe e vendosëm atje për këtë arsye. Martinez është një portier i shkëlqyer, sezonin e kaluar bëri një kampionat të madh me Genoa. Para tij është Sommer, që po bën një punë shumë të mirë, mendova që Kupa e Italisë do të ishte e tij. Ai punon në heshtje dhe jam shumë i kënaqur me të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit