Inzaghi i zhgënjyer nga starti i kampionatit: Nëse pëson dy gola të tillë bëhet e vështirë të fitosh

18 Gusht 2024
8:37
Alfred Lleshi
back button

Simone Inzaghi nuk e fsheh keqardhjen e madhe për golin e barazimit, të pësuar në minutën e 95-të ndaj Genoa: “Ka zhgënjim. Djemtë luajtën një lojë serioze dhe të fokusuar. Në pjesën e parë krijuam shumë, duke pësuar një gol nga një incident, pastaj bëmë mirë, u rikuperuam me golin e barazimit. Më pas ishte mrekullia e Badeljit mbi Dimarco.

Në minutën e 84-t gjetëm golin e avantazhit, më tej nuk jam i kënaqur. E kisha futur Asllanin në lojë për të menaxhuar më mirë topin, por nëse pëson dy gola të tillë është e vështirë të fitosh. Vlerësime për Genoa që nuk u dorëzua deri në fund, djemtë luajtën një ndeshje të përzemërt, por barazimi nuk na kënaq. Një skuadër si e jona, kur kalon në avantazh në minutën e 84-t, nuk duhet të pësojë gol, sidomos në atë mënyrë”.

Pyetja nëse episodet fatkeqe janë një çështje mendore: “Ekipi ishte i përqendruar dhe po më jepte ndjesi shumë të mira në një fushë të vështirë. Pastaj është e vështirë të marrësh fitore duke pësuar dy gola të ngjashëm. Kemi ende punë për të bërë, është data 17 gusht, por nuk kam çfarë t’u them djemve për angazhimin e tyre. Duke lënë mënjanë golat, nuk i lejuam pothuajse asgjë Genoa-s”.

Nëse këto janë kushtet, këtë sezon do të jetë vërtet më e ndërlikuar të përsëritet titulli. “Absolutisht po. Të fitosh është e vështirë, të fitosh përsëri është më shumë se e vështirë. Djemtë janë të pjekur dhe e dinë këtë, prandaj jam i zhgënjyer nga kjo ndeshje në ‘Marassi’, pas vështirësive që kemi pasur. Sidoqoftë, si ekip i plotë kemi punuar së bashku vetëm në 8 ditët e fundit”.

Mbi performancën e Bisseck: “Ai pati një ndeshje të shkëlqyer, pastaj në 20 minutat e fundit nuk ishte i mprehtë. Kjo është arsyeja pse e zëvendësova me Pavard. Duhet të vazhdojë të punojë në këtë mënyrë, për golin e dytë ishte i pakujdesshëm. Duhet të vazhdojë të punojë kështu, sepse është një djalë me vlera absolute”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit