Inzaghi: Merkato krijuese? Menaxherët e Interit shkojnë përtej limiteve dhe buxheteve

7 Maj 2024
9:15
Alfred Lleshi
back button

“Është një çmim që është e drejtë ta ndaj me të gjithë familjen e Interit, bashkëpunëtorët e mi, lojtarët, tifozët, klubin”. Simone Inzaghi, i vlerësuar si trajneri më i mirë italian nga çmimi “Bulgarelli”, komentoi sezonin e tij me Interin: “Një çmim i merituar për udhëtimin e bërë nga e gjithë familja e Interit, është e drejtë ta ndajmë me të gjithë ju.

Personalisht, kurrë nuk kam mundur ta shoh Bulgarellin në punë, ai ishte kapiten i Bologna për shumë vite, përfaqësonte një ekip që fitonte kampionate. Qëndroi vetëm në një ekip dhe prandaj kishte një ndjenjë të madhe përkatësie, diçka shumë e rëndësishme në futbollin e sotëm. E takova si komentues dhe ishte shumë i mirë, jam i nderuar që ndodhem këtu”.

A mendoni se jeni bërë një trajner i madh?
Ka qenë një rrugëtim i gjatë, që ka nisur shumë kohë më parë. Pata fatin që arrita tek Interi, udhëtimi te Lazio ishte shumë i rëndësishëm. Falënderoj Lotiton dhe Taren që më dhanë një mundësi të madhe, pastaj gjithmonë duhet të përpiqesh të përmirësohesh. Ne kemi Sacchi dhe Capello, të cilët ishin dy mësues të mëdhenj. Marr shembull nga trajnerë që kanë fituar shumë, ata janë modele të rëndësishme për ne trajnerët.

A prisni një merkato krijuese gjatë verës?
Jam me fat që kam një klub pas vetes, gjithmonë i pranishëm dhe aktiv. Mendoj për Marotta, Ausilio, Baccin, presidentin tonë që fatkeqësisht nuk është këtu me ne. Ne jemi gjithmonë në lëvizje, në futboll ka gjithmonë vend për përmirësim. Drejtuesit janë shumë të mirë dhe po përpiqen të shkojnë më tej për të krijuar një ekip konkurrues. Menaxherët e Interit shkojnë përtej limiteve dhe buxheteve.

Vitin e ardhshëm do të ketë një Ligë të re Kampionesh dhe Kupën e Botës për Klube…
Do të jetë një sezon i ri për të gjithë. Në fund të kampionatit, ne zakonisht shkojmë me pushime, planifikojmë sezonin e ri. Në vend të kësaj është Kupa e Botës për Klube, do të jetë diçka e re për ne trajnerët, por së bashku me klubin po mendojmë të jemi gati kur të nisë Kupa e Botës për Klube.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit