Simone Inzaghi do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit ndaj Empolit për shkak të pezullimit. I ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari Pairetto në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Bologna, trajneri zikaltër tani është i skualifikuar.
Duke sqaruar fundin e tensionuar të ndeshjes, që përfshinte një debat të dukshëm me Vincenzo Italiano, trajnerin e Bologna, Inzaghi tha pas: “Jo, me Vincenzo kemi marrëdhënie të shkëlqyera, njihemi prej shumë kohësh. Nervozizmi ishte në fund, kisha frikë që lojtarët e mi mund të përfshiheshin në protesta dhe të merrnin ndonjë pezullim, sepse nuk kemi shumë të disponueshëm. Ashtu siç gabojmë ne, mund të gabojë edhe gjyqtari, siç ndodhi sonte ose në finalen e Riadit”.
Çfarë analize bën?
Komplimente për Bologna, një kundërshtar i vështirë, por këtë e dinim. Vinim nga një kalendar shumë i ngjeshur. Ekipi luajti mirë në fushë, luftoi, krijoi dhe lejoi pak. Sidomos për golin e dytë që pësuam nga rivënia anësore, duhej të pozicionoheshim më mirë, por më pas patëm shumë raste për ta dërguar rezultatin 3-2. Ekipi bëri atë që duhej, ka keqardhje që nuk morëm 3 pikët, por duhet të respektojmë edhe kundërshtarin.
Ndonjëherë edhe një pikë mund të vlejë…
Jam dakord, por kemi një shije të hidhur për rastet që patëm për të shënuar dhe fituar 3-2. Bologna është një ekip fizik që na sulmonte lart. Bëmë një lojë shumë të lodhshme dhe shënuam dy gola të bukur. Në disa situata mund të kishim bërë më mirë.
A keni më shumë keqardhje për golin e dytë të pësuar apo për mos shkuarjen në pushim me avantazh më të madh?
Për të dë dyja. Goli i marrë nga rivënia ishte një top i lehtë që duhej mbrojtur më mirë. Ka pasur aftësi nga kundërshtari, megjithatë ne duhej të ishim mbrojtur më mirë. Po vinim nga ndeshje ku kishim luajtur mirë në mbrojtje.
Ky barazim mund të rrisë besimin te kundërshtarët tuaj…
Nuk e di, ne shikojmë vetëm veten. Po vinim nga 6 fitore radhazi në kampionat, që na kishin vënë në një pozicion shumë të mirë në klasifikim. Duhet të vazhdojmë, duke ditur që na duhet të bëjmë diçka më shumë. Kemi probleme me rotacionet dhe kalendarin, por kjo është e vërtetë për të gjithë dhe ndeshjet në kampionat janë shumë të vështira.
Pse kishte tension në fund?
Nuk ka asnjë problem, djemtë ishin pak nervozë dhe nuk doja që dikush të ektremizohej me protestat. Gjyqtarët mund të gabojnë, si sonte dhe si në Superkupë. Ka respekt maksimal. Ishte edhe situata e fundit me Frattesi, por ashtu siç gabojmë ne, gabojnë edhe gjyqtarët.
Çfarë prisni nga merkatoja?
Pas barazimit mes Inter-it dhe Bologna, Simone Inzaghi foli edhe për situatën në merkato: “Ne flasim gjithmonë me klubin. Klubi është gjithmonë i vëmendshëm. Në këtë moment kemi disa vështirësi, fillimisht në mbrojtje dhe tani në mesfushë. Edhe Frattesi nuk mund të luante që nga fillimi. Fatkeqësisht, kam mundur të bëj vetëm dy zëvendësime. Po përpiqemi të përshpejtojmë rikuperimet.







