Interi arriti fitoren e parë në kampionat, ndaj Simone Inzaghi shprehu kënaqësinë e tij: “Kemi luajtur 35 minuta shumë të mira, intensive. Kemi bërë presion të lartë dhe rikuperuar shumë topa. Më pas, në 10 minutat e fundit të pjesës së parë nuk ishim shumë të qartë. Fola me djemtë dhe iu thashë se duhej ta menaxhonim më mirë topin, t’i zinim më mirë hapësirat. Fitorja ndaj Lecce në ‘San Siro’ erdhi falë një loje serioze. Kundërshtari gjeti një Inter të koncentruar dhe të uritur për fitore”.
Çfarë ndjenjash ju lanë çifti Thuram-Taremi?
Ata punuan shumë, shumë mirë për skuadrën. Është e qartë se Marcus ishte shumë i mirë për të fituar penalltinë, mjaft e rëndësishme për ne në atë moment. Taremi lëvizi mirë, ishte ndeshja e tij e parë me Thuram, me të cilin nuk kishte luajtur as në miqësore. Ai është një lojtar bujar, që ka punuar shumë. Nuk ishte shumë bie në sy, por është shumë i dobishëm për ekipin.
A ju kishin lënë ndonjë shenjë golat në kohën shtesë?
Ne ishim të zhgënjyer nga goli i barazimit në minutën e 95-të, në ndeshjen e parë të kampionatit. Sidoqoftë, isha ende mjaft i qetë, sepse e pashë ekipin duke u stërvitur mirë. E dinim që duhej të ktheheshim në mënyrat tona të fitoreve, skuadra luajti një ndeshje të shkëlqyer. Spikati vrapimi dhe vendosmëria.
Calhanoglu sulmoi më shumë hapësirat, a mund të jetë një variant?
Calhanoglu luajti ndeshjen që i kërkuam të luante. I kërkova të mbështeste sulmuesit dhe ai e bëri shumë mirë këtë detyrë. Tregoi nivel të shkëlqyer. Jam i kënaqur edhe me zëvendësuesit, ata hynë mirë në lojë, më dhanë sinjale të shkëlqyera.
A ishte planifikuar hyrja e Asllanit pas penalltisë?
Absolutisht po. Ai është një lojtar i rëndësishëm, e dija se do të na jepte një dorë, ngaqë kishim nevojë për menaxhim. Më pas Darmian u duk pak i lodhur, fola me të, por nuk më pëlqente të bëja katër zëvendësime. Asllanit do t’i duhej të priste edhe çerek ore.
A nuk i shikon penalltitë Marotta për fat?
Secili ka ritualet e veta. Ajo penallti ishte e rëndësishme, sepse 2-0 na e bëri fitoren më të sigurt. E dimë se duhet të luajmë dhe vuajmë deri në minutën e 96-të. Futbolli në gusht është më i vështirë se ai i pjesës tjetër të vitit.
A do të rikuperohet Lautaro për ndeshjen kundër Atalantës?
Nuk e di, kapiteni u zgjua me dhimbje të premten në mëngjes. Mbaroi stërvitjen të enjten, pastaj u zgjua me një problem të vogël dhe vendosëm të mos rrezikonim. Ai do të kishte dashur të luante, por janë ndeshjet e para dhe kësi ndalesash duken normale në fillim të sezonit. Jam me fat që kam lojtarë të tjerë, do të përpiqemi ta kthejmë atë të premten.
Kapitulli i rotacionit… Titullarët kanë luajtur deri tani, a po ndodh kjo sepse do të filloni me këtë strategji kur të vijë Liga e Kampionëve?
Mendoj se ndryshimet në minutën e 72-të ishin një rastësi, ne po ia dilnim mirë në pjesën e dytë. Sonte kisha 8 lojtarë në stol, i ngrita të gjithë për nxemje në pjesën e parë. Kam mundësinë të zgjedh. Për momentin, me një ndeshje në javë mund të stërvitemi me më shumë vazhdimësi. Kemi pasur disa pengesa, por po punojmë mirë. Djemtë janë seriozë dhe gjithmonë punojnë për të mirën e Interit.
Sa ndikon mungesa e Lautaros?
Ne nuk duhet të varemi vetëm nga Lautaro, Barella apo Calhanoglu. Sezonin e kaluar fituam sepse kishim të gjithë skuadrën, që dha sinjale të shkëlqyera. Sa i përket Taremit, ai u përshtat shumë mirë, sonte luajti një ndeshje që nuk binte në sy, por bëri shumë mirë. Një paraqitje shumë e rëndësishme për ne. Ai vrapoi për 95 minuta, luftoi dhe ishte gjithmonë në shërbim të skuadrës. Këto janë sinjalet që një trajner dëshiron të ketë.