Kjo ishte analiza e Simone Inzaghit, pas barazimit 1-1 ndaj Napolit në “San Siro”: “Nëse kishte një skuadër që duhej të fitonte, ishte Interi. Nuk kishte ndeshje në pjesën e dytë, duhej të kishim bërë më mirë me topin e vdekur në pjesën e parë.
Napoli është një ekip shumë i fortë, ndaj i komplimentova djemtë, sepse kishin shpenzuar shumë edhe të mërkurën ndaj Arsenalit. Në pjesën e dytë nuk do të ndryshoja asgjë, goditëm dy shtylla, humbëm një penallti. Mund t’i kishim shfrytëzuar pak më mirë rastet e krijuara, por të mos harrojmë kundër kujt po luanim.
Sulmuesit? Ata punuan për ekipin, i komplimentova djemtë për atë që bënë. Rezultati nuk na kënaq, por jam i kënaqur me atë që bëri skuadra. Do të jetë një kampionat shumë i balancuar. Sonte pashë një Inter të madh, Sommer thuajse nuk bëri asnjë pritje”.
Si e shpjegon trajneri zikaltër faktin që në Champions League nuk pëson gola, krejt ndryshe nga kampionati? Inzaghi sqaron: “Është një fakt që po mundohemi ta fshijmë, po punojmë shumë. Në ndeshjet e fundit jemi përmirësuar shumë, por qartësisht me punë do të përmirësohemi më tej. Ndeshjet e fundit më lënë të qetë, kam besim të madh”.