Interi barazoi 1-1 në miqësoren kundër Chelsea. Në fund të lojës, trajneri Simone Inzaghi bëri disa deklarata për mediat e pranishme. Trajneri i Interit tha: “Sot, padyshim luajtëm një ndeshje të mirë.
Këmbët tona ishin më të lehta se disa ditë më parë dhe kjo na lejoi të luanim më shumë së bashku, duke ruajtur më shumë distancat dhe ekuilibrat e duhur. Vuajtëm kur duhej, por më pëlqeu fakti se ishim gjithmonë të gatshëm përpara për ta shqetësuar Chelsea”.
Ndërkohë, Inzaghi mezi pret të debutojë në kampionatin e ri, ku skuadra e tij do të jetë përballë Genoa: “Këto ndeshje janë të gjitha paradhoma e së shtunës, ku na pret një sfidë shumë e vështirë në startin e kampionatit. Skuadra e Gilardinos është në gjendje të mirë, ambienti atje ka entuziazëm të madh”.