Inzaghi zbulon “çelësin” e fitores ndaj Venezi-as dhe jep alarmin: Po kthehet në një problem tani

22 Janar 2022
21:04
Denis Hakanaj
back button

Simone Inzaghi ka shijuar fitoren në minutën e fundit të Inter-it të tij dhe ka dhënë alarmin për gjendjen e fushës së San Siro-s.

“Skuadra ka besuar deri në fund, djemtë kanë bërë një punë shumë të mirë duke marrë parasysh periudhën dhe dy ndeshjet me kohë shtesë, plus atë të Bergamo-s dhe golin e pësuar që mund të na kishte demoralizuar”, ka thënë trajneri i Inter-it.

“Problemi tani është fusha e San Siro-s, në të cilën po bëhet e pamundur të luhet. Zëvendësimet kanë qenë vendimtare për ndeshjen”.

Një lajm i keq ky për Milan dhe Juventus, që do të përballen nesër në mbrëmje pikërisht në San Siro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit