Isco, magjia në minutën e 94-t çmend rrjetet sociale (Video)

10 Nëntor 2023
17:35
Denis Hakanaj
back button

Isco ka ndriçuar natën e Europa League me një goditje me thembër fluturimthi që ka çuar drejt portës shokun e skuadrës dhe ka çmendur tifozët e Betis.

Një magji e vërtetë: gjatë ndeshjes së Europa League mes Betis dhe Aris Limasol, ish-ylli i Real Madrid ka marrë një top afër vijës anësore në mesfushë në minutën e katërt të shtesës.

Në këtë moment, spanjolli i ka mahnitur të gjithë me një pasim spektakolar me thembër drejt Ezzalzouli, i cili ka vrapuar drejt portës dhe ka fiksuar shifrat në 4-1 në favor të Betis.

Megjithatë, këtë herë të gjitha duartrokitjet kanë qenë për njeriun e asistiti.

Një gjest i mrekullueshëm teknik që ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve socale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit