Isco mbetet ëndërr, Allegri jep “OK” për dy blerje të tjera

19 Janar 2019
12:07
back button

Juventus ka siguruar shërbimet e Aaron Ramsey që në qershor do të largohet nga Arsenal, si lojtarë i lirë. Mesfushori uellsian preferohet të merret që në janar, por “topçijtë” kanë kërkuar 20 milionë euro për ta lënë të lirë që tani, prandaj te kampionët e Italisë janë në pritje të verës.

Ndërkohë që Allegri pret zhvillimi nga Madrid për Iscon, drejtuesit e Juventusit po punojnë në dy drejtime të tjera. Në Itali sytë janë tek i riu Tonali, kartoni i të cilit është në pronësi të Brescias, ndërsa në Francë kanë kryer kontaktet e para me mesfushorin e Lionit, Ndombele

Francezi cilësohet si një talent me të ardhme, 22-vjeç dhe sezonin e kaluar ka zhvilluar 32 ndeshje me Lion. Këtë vit ka luajtur në 18 ndeshje në Ligue 1dhe është një titullar i padiskutueshëm, për më tepër gëzon edhe një vend në kombëtaren e “Gjelave”. 

Isco do mbetet një prioritet për Massimiliano Allegrin, spanjolli pëlqehet shumë nga trajneri italian dhe nëse ai vendos të largohet Juve do të hidhet menjëherë në sulm për të. Ndërkohë, pista Pogba është harruar pas largimit të Jose Mourinho nga Manchester United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit