Ish-arbitri i LaLiga akuzon Realin: “Dikur nxorra Ronaldon me të kuq dhe karriera ime u kompromentua. Sot gjyqtarët kanë frikë”

25 Shtator 2024
22:10
Telesport
back button

Miguel Ángel Ayza Gámez, një ish-arbitër spanjoll futbolli dhe pjese e Komitetit të Gjyqtarëve të Komunitetit Valencian, ka folur ne lidhje me debatet e fundit pas ndeshjes Real-Deportivo Alaves dhe akuzave te trajnerit mik mbi mungesen e kartonit te kuq per Endrick dhe ndoshta Vinicius Jr per goditje pa top.

Ayza Gámez tha: “Është normale që gjyqtarët të kenë frikë nga përjashtimi i lojtarëve të Real Madridit si Vinicius apo Endrick. Une i nxorra te kuq Cristiano Ronaldos në San Mamés dhe kjo më kushtoi rënien në Kategorinë e Dytë spanjolle dhe karrierën time të arbitrit”.

“Përveç kësaj, më duhej të dëshmoja para Komisionit për të shpjeguar dëbimin e CR7”

Sakaq, Real Madrid TV sot eshte pergjigjur duke postuar nje video ku eshte mbrojtesi i Deportivo ai qe – perpara se Endrick te reagonte disa minuta me pas me goditje me shqelm – shtyn brazilianin pa top dhe e acaron. “Keto momente nuk ju a tregojne mediat, por ne po!”

VIDEO E REALIT – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit