Ish-arbitri i njohur befason: “Mourinho mendon edhe sot se e shkarkova unë nga stoli i Chelsea”

23 Nëntor 2020
22:19
Telesport
back button

Mark Clattenburg, ish-arbitër anglez i futbollit, zbuloi disa anekdota kurioze nga karriera e tij në një podcast.

Njëra është ajo që edhe sot shqetëson José Mourinho:

“Ai më fajëson mua që Chelsea e shkarkoi dikur, por unë do të thosha se ishin rezultatet negative që ai koleksionoi”

“Kur ai shkoi te Manchester United, mendoi të njëjtën gjë. Ai ishte gjithmonë i zemëruar me mua.

“Në përgjithësi, nëse ata fitonin, ti ishe arbitri më i mirë në botë, por kur ata humbisnin ishte anasjelltas. Ferguson ishte i tillë gjithashtu”…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit