Ish-arbitri zbulon prapaskenën e bujshme me Guardiolën, kur e përjashtoi me karton të kuq

26 Shtator 2024
10:23
Alfred Lleshi
back button

Sipas fjalëve të vetë ish-arbitrit spanjoll Alfonso Pérez Burrull, ajo nuk ishte ndeshja e tij më e mirë. “Kam akorduar një penallti dhe përjashtuar me karton të kuq Couto, qendërmbrojtësin e Barçës. Ai mendoi se do t’i jepja një penallti, kështu që e kapi topin me dorë dhe, duke qenë se nuk kisha fërshëllyer, i tregova kartonin e dytë të verdhë.

Gjatë përjashtimit nga loja i thashë: Le ta fillojmë mirë pasditen. Në ndeshjen e parë në ‘Bernabeu’, a e dini se kë duhej të përjashtoja? Hierron. Në ndeshjen e parë që gjykova Barçën, a e dini se kë duhej të përjashtoja? Guardiolën.

Në ndeshjen e parë kam vërshëllyer Atlético Madridin, kjo më ndodhi me Kiko Narváez. Në vitin tuaj të parë, ndonjëherë skuadrat e mëdha ju shihnin si ‘rishtar’, ndaj duhej t’u ‘tregoni dhëmbët’, për ta pasur lojën nën kontroll”.

Më pas Burrull tregoi anekdotën e tij të veçantë me Pep Guardiolën, në ndeshjen e parë që e arbitroi atë si futbollist: “Nuk kam asgjë për të fshehur, Guardiola më tha: Do ta zbulosh se çfarë është Barça. Ekipi i madh fillon të ushtrojë shumë presion mbi ty si arvitër. Isha nervoz, kisha frikë se mos më ikte loja nga duart. Rivaldo mori një penallti, goditi shtyllën dhe tensioni u rrit më shumë në fushë”.

Në atë moment shfaqet figura e Pep-it: “Më pas doli Guardiola, i cili po ngrohej dhe sapo kaloi pranë meje, më tha: Do ta zbulosh se çfarë është Barça. Nuk do ta harroj kurrë. Më pas kam fishkëllyer dy faulle, dy të verdha dhe dy të kuqe. Nuk e dija nëse po bëja gabim, por ajo që nuk do ta lejoja kurrë ishte nënshtrimi ndaj presionit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit