Ish-drejtori i akademisë së Barcelona-s, Xavi Vilajoana, pranon se ishte i habitur që klubi i lejoi Marc Guiu të largohej për te Chelsea verën e kaluar.
Dështimi për të siguruar sulmuesin me një kontratë të re e bëri të riun të largohej te Chelsea.
Vilajoana tha për AS:
“Nuk e kuptova. Do të kisha bërë gjithçka që ishte e mundur për ta mbajtur atë. Ishte e qartë se ai kishte shumë gjëra për të përmirësuar, por kishte një aftësi për të shënuar.
“Ai ishte lloji i lojtarit që do të ishte zhvilluar dhe përmirësuar shumë shpejt këtu. Një qendërsulmues që tregon vlerat në ekipin e të rinjve dhe ne nuk bëjmë përpjekje për ta mbajtur atë…?”.







