Ish e dashura e Sami Khedira s’heq dorë nga Bayern, dizenjon fanellën e re të skuadrës së femrave

13 Mars 2024
11:07
Telesport
back button

Lena Gercke, një top-modele gjermane 36-vjeçare e njohur edhe për shkak se ishte e dashura e ish-futbollistit Sami Khedira, ka mbetur e lidhur me botën e futbollit.

Për herë të parë pas 54 vitesh, skuadra e femrave të Bayern Munich do të ketë një fanellë të krijuar dhe projektuar ekskluzivisht për futbollistet femra. Dhe, për rrjedhojë, do të ndryshojë nga ajo e meshkujve.

Fanella e re do të vishet për herë të parë kundër në takimin kundër RB Leipzig, më 16 mars. Ajo u prezantua zyrtarisht më 8 Mars, në ditën ndërkombëtare të gruas.

Ish e dashura e Khedira e projektoi atë fanellë, që është vlerësuar shumë nga klubi bavarez. “Është një fanellë që ka një ndikim përtej fushës: një deklaratë e grave për gratë, një moment historik për të simbolizuar vetëvendosjen dhe emancipimin e futbollit të grave”, thanë drejtuesit e Bayern Munich.

Klubi deklaroi se dizajni u krijua nga sipërmarrësja, ikona e modës dhe modelja Lena Gercke me markën e saj LeGer nga Lena Gercke. Është projektuar në bashkëpunim me Adidas dhe FC Bayern.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit