Tashmë është zyrtare!!! Jon Jones, kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, do të mbrojë titullin në eventin UFC-309, që do të zhvillohet më 16 nëntor në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.
Ai do të duelojë ndaj ish-kampionit të botës në këtë peshë, Stipe Miocic (20 fiore, 4 humbje). Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar më herët, por u shty pasi ky i fundit pësoi një dëmtim në gjoks.
Kjo do të jetë mbrojtja e parë e titullit kampion në këtë Divizion për Jon Jones, titull që e ka fituar në mars të vitit 2023. Ndërsa për Miocic kjo është hera e parë që riktjhehet në kafaz pas tri vitesh, kur humbi titullin ndaj Ngannou.
Pasi u konfirmua sfida, për mediat foli Jon Jones, që tha: “Kjo është mundësia më e madhe e jetës sime, për të mposhtur më të madhin e të gjitha kohërave në peshën e rëndë. Unë do t’i jap gjithçka që kam. Nuk do të mund vetëm Stipe Miocic, por do të luftoj për ta mbyllur përfundimnisht karrierën e tij”.
Jon Jones ka një rekord prej 27 fitoresh , 1 humbje e një duel pa rezultat në karrierën e tij. Ai ka qenë edhe kampion në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg). Miocic është shpallur dy herë kampion në peshën e rëndë dhe do të kërkojë ta fitojë këtë titull për të tretën herë.