Ish-kampioni i botës sfidon Fury: Jam i vetmi që di sekretet e tij

15 Shtator 2021
13:26
Telesport
back button

Boksieri britanik David Haye, i rikthyer në ring pak ditë më parë pas tri vitesh pushim, fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve sfidën ndaj Joe Fournier. Pas kësaj sfide, ai ka bërë një deklaratë të bujshme: Synon të duelojë me kampionin e botës në peshën e rëndë, Tyson Fury.

Këta dy boksierë duhej të ishin përballur dikur, por sfida u anullua. Haye, tashmë 40 vjeç, synon që këtë gjë ta realizojë sot: “Është vetëm një boksier me të cilin kam dëshirë të përballem tani që u riktheva në ring: Tyson Fury”.

Unë jam i vetmi që mund ta mposht, pasi i di sekretet e tij, di se si ta zbërthej në ring. Edhe Tyson e di këtë gjë. Nëse ai po kërkon një rivalë, atëherë unë j ku jam, gati të përballem me të. Fury kërkon një sfidë të vërtetë, fansat e dëshirojnë këtë sfidë, ndaj le ta organizojmë. Fury do të ketë përballë dikë që do ta mposhtë me KO”, tha Haye.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit