Ish-kampioni i botës sulmon Conte-n: Është vartës i Inter-it, jo pronar

2 Gusht 2020
15:27
Denis Hakanaj
back button

Ciccio Graziani, ish-sulmuesi i Fiorentina-s, Roma-s dhe Torino-s, kampion bote në1982-shin me Italinë, ka dhënë mendimin e tij bi shpërthimin e Antonio Conte-s pas fitores së Inter-it ndaj Atalanta-s.

“Njëri që të paguan 11 milionë euro në vit nuk duhet të festojë për fitoren e skuadrës? Më pas nuk i kam parë gjithë këto sulme për të cilat ka folur. Unë besoj se nëse do të kishin ndodhur, drejtuesit do ta kishin mbrojtur”, ka thënë Graziani.

“E vërteta është se Inter-i ka kaluar momente të bukur dhe të vështirë, sepse klubit nuk i ka pëlqyer eliminimi nga Champions League dhe Kupa e Italisë”.

“Ndonjëherë ka disa trajnerë që mendojnë se janë pronarë të një klubi, por duhet të bëjnë vartësin, nuk mund të bëjë dhe të thotë gjithçka që do”.

“Antonio është një trajner i mirë, më pëlqen shumë, por nuk di të numërojë deri në dhjetë në situatat e vështira. Statistikat e sezonit janë të mira, ai duhet të jetë i kënaqur”.

“Është akoma Europa League për t’u luajtur, nuk e kuptoj arsyen e këtij shpërthimi në këtë moment. Po të isha unë presidenti? Do t’i kërkoja të më kërkonte falje. Trajnerët vijnë dhe ikin, Inter-i mbetet”, ka përfunduar Graziani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit