Joao Cancelo kërkon të rikthehet te Barcelona. Ai mendon se “Camp Nou” është shtëpia e tij dhe aventura e fundit që kaloi si katalanas i ka mbetur në mendje.
Ishte planifikuar që portugezi të rikthehej që verën e kaluar, por marrëveshja nuk ndodhi. Gazeta katalanase Sport raportoi se City nuk donte huazim, por vetëm shitje të lojtarit.
30-vjeçari kaloi në Arabinë Saudite, ky dyfishoi pagën e tij, por nuk ndihet legjendë e futbollit. Ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’u rikthyer.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, kishte tentuar rikthimin e portugezit, por tani ai ka ndryshuar mendje. Deco ka thënë se po kërkon një lojtar të ri në moshë.