Ish-menaxheri i Lewa-s: “Do Barcelona-n për të treguar se është më i mirë se…”

27 Qershor 2022
15:13
Denis Hakanaj

Mundja e krahut mes Bayern Munich dhe Robert Lewandowski vazhdon. Qendërsulmuesi polak i ka bërë të qarta gjërat, duke shpjeguar se nuk dëshiron të luajë më për klubin dhe se ka zgjedhur Barcelonën.

Drejtuesit e klubi bavarez, megjithatë, nuk duan ta lënë të largohet dhe nënvizojnë se mes dy palëve ka një kontratë që skadon në vitin 2023. Shkurt, një mur kundër murit, që nuk duket se do të zgjidhet së shpejti.

Dhe nuk mungojnë kritikat ndaj për sjelljen e tij dhe për deklaratat ndaj skuadrës me të cilën fitoi gjithçka dhe që e ndihmuan të bëhej yll i futbollit botëror. Por nga vjen kjo dëshirë për të kaluar me çdo kusht në Camp Nou? Këtë e shpjegon një person që e njeh shumë mirë.

Më mirë se Benzema

Bëhet fjalë për Cezary Kucharski, i cili ka qenë menaxheri i polakut dhe që foli për situatën në CadenaSER. “Ai dëshiron të dëshmojë se është më i mirë se Benzema, kjo është një arsye tjetër pse ai dëshiron të shkojë te Barcelona”.

Prandaj, një objektiv konkret dhe pak vullnet për të përmbushur dëshira të lashta, siç tha menaxheri aktual i lojtarit Pini Zahavi. Në të vërtetë, Kucharski shpjegon mënyrën se si qendërsulmuesi polak e sheh futbollin.

“Lewandowski nuk ka ëndrra. Për të futbolli është një punë dhe ai është një person shumë profesionist. Për të Real Madrid dhe Barcelona janë në të njëjtin nivel”.

Dhe duke parë se në Santiago Bernabeu është pikërisht qendërsulmuesi që Lewa dëshiron të sfidojë, nuk ka mënyrë më të mirë sesa transferimi te katalanasit dhe La Liga.

Bayern e dinte

Por nuk është aq e thjeshtë, sepse është akoma ai problemi i vogël me kontratën që e mban polakun të lidhur me Bayern Munich.

Dhe të gjitha indikacionet që vijnë nga klubi bavarez shkojnë drejt një përplasjeje kokë më kokë, sepse klubi gjerman nuk duket i gatshëm ta shesë lojtarin.

Për Kucharski, megjithatë, qendërsulmuesi nuk do të dorëzohet. “Barça dhe Lewandowski do të luftojnë për këtë. Mendoj se ai përfundimisht do të shkojë në Barcelonë, e shoh të mundur, por ata duhet të bëjnë presion ndaj Bayernit që ta lirojë nga kontrata.

“Por drejtuesit e dinin se ai donte të shkonte në Spanjë. Plani i tij ka qenë gjithmonë Gjermania, Spanja dhe më pas të përfundojë karrierën në Shtetet e Bashkuara”. Por edhe pse e dinin paraprakisht nuk është se ka ndryshuar shumë idetë e gjermanëve…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit