Ish-numri 1 në botë konfirmon tërheqjen: Pas Olimpiadës në Paris do të largohem nga tenisi

23 Korrik 2024
13:15
Telesport
back button

Tenisti britanik Andy Murray, ish-numri 1 në botë për meshkuj, ka konfirmuar sot se Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të jenë turneu i tij i fundit në sportin e tenisit. Ai ka vendosur të varë raketën në gozhdë pas përfundimit të Olimpiadës.

Fituesi i dyfishtë i medaljes së artë do të garojë javën e ardhshme në Lojërat e tij të pesta Olimpike. Pak ditë më parë ai bëri një lamtumirë emocionale në grand slam-in e Wimbledon, në turneun e shtëpisë, të cilin e ka fituar dy herë (2013, 2016).

Mbërrita në Paris për turneun tim të fundit të tenisit”, shkroi Murray në “Tëitter/X”. “Konkurrimi për kombëtaren britanike ka qenë deri tani ndër momente më të paharrueshme të karrierës sime. Jam jashtëzakonisht krenar që mund ta bëj edhe një herë të fundit!”, tha Murray.

Në karrierën e tij, Murray ka fituar 3 grand slam (edhe US Open 2012) si dhe dy medalje të arta olimpike në lojën teke (2012 e 2016) si dhe një të bronztë në lojën dyshe (2012). 37-vjeçari, në fillim të këtij muaji iu nënshtrua një operacioni për të hequr një kist kurrizor.

Jam gati të mbyll karrirën time. Unë nuk dua që të jetë kështu, do të doja të luaja përgjithmonë. Ky vit ka qenë i vështirë me kyçin e këmbës, pastaj padyshim operacioni i shpinës. Jam gati të përfundoj të luaj sepse nuk mund të luaj më në nivelin që do të doja. E di që është koha tani, jam gati për këtë lamtumirë”,tha Murray.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit