Ish-numri 1 triumfon në Toronto, një spanjoll korr suksesin e parë në Masters

15 Gusht 2022
9:14
Telesport
back button

Pas gati dy vitesh, tenistja rumune Simona Halep arrin të fitojë një turne Masters, duke triumfuar në atë të Toronto. Ish-numri 1 në botë për femra, fitoi 2-1 (6-3, 2-6, 6-3) ndaj brazilianes Beatriz Haddad Maia.

Një ndeshje ku lja e tenisteve ishte me luhatje, por Halep ishte superiore në shumicën e kohës, duke u dërguar një mesazh të qartë rivaleve, se është rikthyer protagoniste. Një fitore që erdhi edhe falë përvojës së Halep

Në Montreal, tenisti spanjoll Pablo Carreno Busta, fitoi turneun e parë Masters në karrierën e tij. Në finalen e turneut kanadez, 31-vjecari Busta mposhti 2-1 me përmbysje polakun Hubert Hurkacz (3-6, 6-3, 6-3).

Një ndeshje që nisi më mirë për Hurkacz, që ishte edhe favoriti kryesor, teksa i kishte fituar të 5 finalet që kishte luajtur më parë. Por ndaj Busta ai zhgënjeu, me spanjollin që arriti të gjejë ritmin e duhur pas setit të parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit