Ish-portieri i shquar sulmon Vinicius, pas lotëve për racizmin: Mos u bëj pe*erast, futbolli është për burra

27 Mars 2024
8:00
Alfred Lleshi
back button

Një sulm “social” absurd, i destinuar të shkaktojë shumë diskutime. Ish-portieri paraguajan José Luis Chilavert, i njohur për një kohë të gjatë si portieri me më shumë gola në historinë e futbollit, sulmoi Vinicius Jr.

Duke komentuar videon në të cilën braziliani, i përlotur, fliste për temën e racizmit, Chilavert potencoi: “Ai është i pari që i shan dhe sulmon rivalët. Mos u bëj pe*erast, futbolli është për burra”.

Një sulm i paarsyeshëm, i mbushur me terma homofobikë dhe insinuata seksiste, i cili megjithatë mori një mbështetje të mjaftueshme në “X”, aq sa Chilavert filloi të ripërtërijë të gjitha komentet e atyre që ishin dakord me të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit