Ish-presidenti i Federatës së Futbollit dënohet me burgim të përjetshëm, mori ryshfet

26 Mars 2024
12:08
Telesport
back button

Ish-presidenti i Federatës Kineze të Futbollit (CFA), Chen Xuyuan, është dënuar me burgim të përjetshëm për ryshfet. Lajmin e konfirmuan mediat shtetërore të vendit. Në janar, ai u deklarua fajtor për marrjen e ryshfeteve me vlerë 11.2 milionë dollarë.

Gjyqi i zhvilluar në Gjykatën e Popullit të Ndërmjetëm të Huangshi, zbuloi aktivitetet e paligjshme të Chen nga viti 2010 deri në 2023, i cili përfshinte rolin e tij të mëparshëm si president dhe kryetar i Grupit Ndërkombëtar të Portit Shanghai. Prokurorët thanë se Chen pranoi para dhe sende me vlerë në këmbim të ndihmës së tij për marrjen e kontratave të projektit dhe organizimin e ngjarjeve sportive.

Vendimi i gjykatës tha se ai i kishte sjellë një “dëm të jashtëzakonshëm” në kauzën e futbollit të Kinës. Ndaj qeveria e konsideron këtë vendim si një goditje kundër korrupsionit, që ka dëmtuar sportin, bankat dhe ushtrinë. Gjithsesi, në Kinë, janë ende një duzinë trajnerësh dhe lojtarësh duke u hetuar.

Media shtetërore tha gjithashtu se tre zyrtarë të tjerë të lartë të futbollit u dënuan të martën me nga tetë deri në 14 vjet burg për korrupsion. Arrestimet e fundit të figurave kryesore të futbollit kanë sjellë një tjetër pengesë për ambiciet e futbollit të vendit. Pavarësisht këtyre problemeve, futbolli vendas është ende i popullarizuar në Kinë dhe skandali i korrupsionit i zotit Chen tronditi tifozët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit