Ish-sulmuesi i Francës paraqitet në gjyq i akuzuar për për*dhunim: viktima nuk mund t’i mbajë dot lotët

15 Tetor 2024
19:36
Telesport
back button

Gjyqi i cili përfshin futbollistin Wissam Ben Yedder – i akuzuar për dhunim seksual, u zhvillua sot. Sulmuesi, i cili u la i lirë pas eksperiencës te Monaco, u mbajt në paraburgim në fillim të shtatorit për shkak të një denoncimi për dhunë seksuale të paraqitur nga një vajze e re.

Lojtari u arrestua në Cap d’Ail duke drejtuar automjetin e tij natën mes të premtes 6 dhe të shtunës 7 shtator nga xhandarmëria për “sulm seksual, refuzim për të ndaluar dhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur”.

Sulmuesi francez, 3 gola në 19 paraqitje me “Gjelat”, duhet t’i përgjigjet akuzave të shumta kunder tij. Ai mbërriti në gjykatë pak pas orës 16:30; siç raporton RMC Sport.

Duke e parë atë duke mbërritur me kapele në kokë dhe me njërën dorë duke fshehur fytyrën, viktima e supozuar nuk i ka mbajtur dot lotët dhe ka shperthyer kunder tij. Vitin e kaluar Ben Yedder u akuzua për përdhunim, duke kaluar 48 orë në paraburgim midis 8 dhe 10 gusht 2023

Lajme të tjera

Lajmet e fundit