Ish-trajneri i Atletico Madrid: Ja kur do të shpërthejë Joao Felix

13 Maj 2020
16:06
Denis Hakanaj
back button

Ish-trajneri i Ateltico Madrid, Quique Sanchez Flores, beson se Joao Felix do të arrijë potencialin e tij të plotë me Colchoneros. Felix u transferua verën e kaluar te madrilenët nga Benfica për 120 milionë euro.

“Më ka befasuar te Benfica. Dukej që kishte cilësitë tipitke të një lojtari të madh. Tani po përshtatet dhe kur ta përfundojë këtë proces, ai do të jetë një lojtar i madh”, ka thënë për Radio Marca Sanchez Flores, i cili ka qenë në drejtim të Benfica-s në sezonin 2008/09.

Ai ka komentuar edhe fitoren e Atletico Madrid kundër Liverpool në 1/8-at e Champions League. “Ndeshja me Liverpool-in nuk më ka befasuar. Nëse ka një ekip që mund të luftojë deri në fund, ai është Atletico Madrid”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit