Ish-trajneri i Tottenham: Mourinho ua ka larë trurin lojtarëve të tij

25 Nëntor 2020
13:27
Alfred Lleshi
back button

Kryesimi i Premier League nga Tottenham ka përkuar me përvjetorin e José Mourinho në stol. Një vit më parë, kur portugezi mbërriti në klubin londinez, “Spurs” ishin 20 pikë prapa Liverpool, me të cilin bashkëndajnë kreun e kampionatit anglez sot. Shumë ka ndryshuar në këto muaj, por mbi të gjitha në skuadër ndihet një mentalitet më i madh fitues.

Kështu e përcakton Tim Sherwood, i cili ishte trajner i Tottenham midis viteve 2013 dhe 2014: “Mourinho iu ka larë trurin lojtarëve të tij për t’i bërë ata të besojnë se duhet të punojnë për të arritur diçka. Ai ka fituar 20 tituj të shkëlqyeshëm në karrierë, ndërkohë po fiton ndeshje futbolli, kështu që fillon të mendosh se ky njeri është “biznes” i madh, ai e di se çfarë po flet… Pse nuk mund ta fitojnë kampionatin, kur ke lojtarë si Son apo Kane, të cilët janë të klasit botëror. Me këto emra, ju gjithmonë keni një shans. Ky grup lojtarësh duhet të fitojë tituj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit