Ish-volejbollistja zbulon propozim e pahijshëm të Neymar: Kërkoi “ta bënte treshe” me mua dhe binjaken time

2 Mars 2023
8:30
Alfred Lleshi
back button

Neymar është ende në qendër të vëmendjes. Dhe kjo nuk është asgjë e re. Këtë herë nuk bëhet fjalë për aspektin sportiv, por për jetën e tij private. Futbollisti i PSG-së u bë kryelajm pasi një ish-volejbolliste profesionist dhe modele aktuale e “OnlyFans”, Key Alves, zbuloi se braziliani i bëri një propozim sek*ual, duke i kërkuar asaj dhe binjakes ta bënin “treshe”.

Të gjitha këto ajo i zbuloi në “Big Brother” brazilian, në të cilin merr pjesë Alves. Aty konfirmoi edhe se e refuzoi propozimin, duke thënë më pas: “Ai bëri një gabim të madh me ne”. Bukuroshja braziliane u bë kryefjalë disa muaj më parë, sepse la volejbollin profesionist për t’u bërë modele e platformës së të rriturve “OnlyFans”.

Key Alves e kuptoi në atë kohë se falë kësaj pune të re ajo fitoi shumë më tepër. “Dua apo jo, platformat virtuale janë të ardhurat e mia më të mëdha sot. Unë fitoj rreth 50 herë më shumë me to sesa me volejbollin. Fitoj edhe më shumë në ‘OnlyFans’, sepse çmimi mujor është fiks”, – tha ajo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit