Ish-ylli i Barçës ndëshkohet me karton të kuq pas 9 sekondash lojë (Pamjet)

18 Shtator 2022
16:52
Denis Hakanaj
back button

JEAN-CLAIR TODIBO mori kartonin e kuq vetëm pas 9 SEKONDASH nga fillimi i ndeshjes së Nice në Ligue 1 kundër Angers këtë pasdite.

Ish-ylli i Barcelona-s ishte titllar për sfidën në Allianz Riviera, por nuk djersitur shumë para se të kthehej në dhomën e zhveshjes.

Pak sekonda pas fillimit të ndeshjes, Todibo shkaktoi një faull dhe arbitri gjykoi se 22-vjeçari i kishte mohuar një mundësi të qartë për të shënuar kundërshtarit dhe e ndëshkoi atë me të kuq.

Skuadra e Lucien Favre arriti t’i bënte ballë inferioritetit numerik deri në minutën e 43-të, kur Bentaleb ka kaluar në avantazh Angers.

Barazia numerike në fushë u vendos në minutën e 62-të, me Boufal që ka marrë kartonin e tij të dytë të verdhë për simulim.

Fillimi i këtij sezoni ka qenë shumë i keq për Nice, me kuqezinjtë që kanë pësuar katër humbje në tetë javët e para të kampionatit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit