Ish-ylli i Gjermanisë: “Skualifikimi i Bellingham do të ndihmonte Anglinë”

4 Korrik 2024
15:34
Denis Hakanaj
back button

Heroi gjerman Dietmar Hamann ka pohuar se një skualifikim i mundshëm i Jude Bellingham mund të jetë një gjë e mirë për Anglinë.

Mesfushori i Real Madridit dhe Tre Luanëve është nën hetimin e UEFA-s për një gjest që bëri pasi shënoi kundër Sllovakisë në fitoren 2-1.

Bellingham mund të përballet me një skualifikim nëse nuk mund t’i vërtetojë UEFA-s se një gjest që ai bëri nuk ishte në asnjë mënyrë keqdashës.

“Gareth Southgate duhet ta kishte marrë vendimin më herët për të zëvendësuar Bellingham ose Phil Foden”, tha Hamann për BILD.

“Tani ai mund të jetë me fat nëse Bellingham pezullohet. Mungesa e tij mund të jetë edhe një bekim për Anglinë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit