Ish-lojtari zikaltër nuk ka dyshime: Do të festoj nëse shënoj ndaj Interit!

13 Dhjetor 2019
11:57
back button

Verën e vitit 2017, Interi shpenzoi plot 21 milionë euro për të sjellë në “San Siro” Dalbert. Ky i fundit nuk arriti kurrë të justifikonte çmimin e lartë që paguan zikaltrit, teksa këtë sezon është huazuar te Fiorentina.

Me ekipi vjollcë, braziliani po paraqitet mjaft mirë dhe duket i dashuruar pas Firences. Diçka të tillë, mborjtësi e ka konfirmuar dhe në një intervistë të dhënë së fundmi, në kuadër të përballjes Fiorentina-Inter.

Dalbert është shprehur se kalimi në “Artemio Franchi” është zgjedhja më e mirë që ka bërë dhe nëse shënon ndaj Interit, 26-vjeçari është plotësisht i bindur që do të festojë. “Absolutisht që do të festoj nëse shënoj. Është një shenjë respekti ndaj Fiorentinës, që besoi tek unë, dhe ndaj tifozëve, që gjithmonë më kanë mbështetur deri tani. Kjo është jeta. Doja të kisha më shumë hapësira dhe kalova te Fiorentina, që është vendimi më i mirë që kam marrë në jetën time”, përfundon Dalbert.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit