Ish-numri 1 në botë rikthehet në fushë pas 8 vitesh

18 Shkurt 2020
9:29
Telesport
back button

Tenistja belge Kim Klijsters është rikthyer në fushë 8 vjet nga ndeshja e saj e fundit. Ish-numri 1 në botë për femra ka marrë pjesë sot në turneun e Dubait, ku bëri një paraqitje të mirë pavarësisht se u mund 2-0.

Në raundin e parë, Klijsters pati një rivale të fortë, spanjollen Garbine Muguruza, finalisten e Australian Open. Kjo e fundit fitoi 2-0 (6-2, 7-6), por Klijsters nuk u dorëzua për asnjë moment, duke treguar grintë në fushë.

Tashmë 36 vjece, Klijsters shpreson të lërë sërish gjurmë në sportin e tenisit, duke imituar Serena Williams. Ajo mori pjesë në turneun e Dubait pas një ftese të organizatorëve. “Jam e kënaqur, pasi jam stërvitur shumë kohët e fundit”, tha Klijsters.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit