Ish-sulmuesi i Man.United paralajmëron Eriksen: “Bëhu gati të luftosh!”

12 Tetor 2019
20:52
back button

Është padyshim emri më i lakuar në prag të merkatos së dimrit. Mesfushori danez, Christian Eriksen është në skadim të kontratës me Tottenham dhe tashmë veç interesimit të Bayern Munich e Juventus, është shndërruar edhe në objektivin e Real Madrid.

Lidhur me spekullimet mbi të ardhmen e danezit ka folur së fundmi edhe ish-sulmuesi Dimitar Berbatov: “Reali ka një ekip të madh dhe për Eriksen do të ishte një sfidë. Në fakt ata kanë Kross, Modric, Isco dhe Hazard, të gjithë lojtarë të nivelit botëror”

“Ai duhet të jetë gati të luftojë, sepse nuk mund të pretendojë të transferohet në Madrid dhe të gjejë menjëherë hapësirë. Edhe Hazard pati probleme…”, paralajmëroi Berbatov.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit