Ish-talenti i Real dhe problemet me dëmtimet: Humba muajin e mjaltit dhe gruaja ime iku me…

25 Qershor 2019
17:01
Denis Hakanaj
back button

Sergio Canales ishte një lojtar premtues i futbollit spanjoll. Dhe si shumë të tillë, ai ka prekur qiellin me dorë në 2010-ën, kur Real Madrid e bleu nga Racing Santander. Megjithatë, nuk është aspak e lehtë të gjesh vend te "Los Blancos". Kështu, edhe në këtë rast ëndrra është shuar shumë shpejt. 

Mesfushori është larguar nga Madridi për të shkuar te Valencia, më pas te Real Sociedad dhe në fund te Betis. 28-vjeçari ka gjetur veten në Andaluzi dhe ka fituar një grumbullim me kombëtaren, duke u aktivizuar kundër Norvegjisë dhe Maltës. Një fund i lumtur, me pak fjalë? 

Por, por në mes ka pasur disa probleme. Në fakt, një nga arsyet pse një lojtar me talentin e Canales nuk ka arritur të shkëlqejë kanë qenë dëmtimet e shumta. Karriera e tij është kushtëzuar nga dy dëmtime serioze dhe disa të tjerë më pak të rëndë. 

Jo vetëm karriera, por edhe jeta e tij private është prekur nga këto dëmtime. Ka qenë vetë Canales që ka folur për këtë në një intervistë të dhënë për emisionin "El Hormiguero". 

"Dëmtimet më kanë mësuar që të vlerësoj gjërat e rëndësishme në jetë. Kam humbur muajin e mjaltit me gruan time, por ishte një vendim që duhej ta merrja. Rikuperimi nga dëmtimi në gju nuk po shkonte siç ishte parashikuar dhe unë nuk mund të udhëtoja. Kështu, gruaja ime shkoi me mamanë e saj. Mendoj se, në fund, gjërat nuk kanë shkuar edhe aq keq". 

Do të ishte interesante të dihej se çfarë mendon zonja Canales në lidhje me këtë.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit