“Ishte heroi im” Mesazhi prekës i legjendës së boksit Mike Tyson mbi Maradona

26 Nëntor 2020
18:49
Eraldo Harlicaj
back button

Mes mesazheve të ndryshme të ardhura nga bota e sportit, futbollit dhe jo vetëm, për humbjen e parakohshme të Diego Armando Maradona është edhe komenti i gjatë i legjendës Mike Tyson, gjigantit të ringut.

“Dora e Zotit, Maradona na la. Në vitin 1986 të dy fituam titullin kampion bote. Ata e përdorën për të na krahasuar ne të yve”, shkruan fillimisht në Tëitter Tyson, i cili edhe në moshën 54-vjeçare do të zbresë në ring javën e ardhshme.

“Ai ishte një nga heronjtë e mi dhe një mik. E respektoja shumë atë. Do të jetë një humbje e madhe”, mbyll postimin e tij boksieri legjendar, i cili edhe ka postuar një foto ku ai shfaqet me Maradonën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit