“Ishte humbja më e turpshme që kur jam këtu, por jam padyshim trajneri i duhur për këtë ekip”

7 Maj 2024
10:24
Telesport
back button

Manchester United u shpartallua keqazi mbrëmë 4-0 nga Crystal Palace, duke shuar shpresat për një vend në Champions League sezonin tjetër. Trajneri Erik ten Hag pranoi se kjo ishte pika më e ulët e sezonit të tyre deri më tani, por beson se ai është ende trajneri i duhur për ta çuar klubin përpara.

Janë gola që duhet t’i evitojmë, sepse ne japim udhëzime të qarta se si duhet ta mbrojmë. Ne nuk e bëmë këtë gjë dhe u goditëm keqazi. Është shumë zhgënjyese, pasi performance jonë thuajsi mungoi. Padyshim është humbja më e keqe. Duhet të kishim bërë më mirë”, tha Ten Hag.

Jemi të vetëdijshëm, si paraqitje ekipore, nuk ishim korrektë, duke bërë gabime të mëdha dhe duke mos ndjekur planin dhe rregullat që kemi. Kishte një problem, por kjo është një mbrojtje shumë e dobët. Nuk është faji i një lojtari, është një paraqitje ekipore e dobët”, tha më tej trajneri i “djajve të kuq”.

Ky është ekipi sepse ne nuk ndjekim rregullat, nuk përshtatemi me një situatë pak më ndryshe, të organizohemi, të mbajmë kontrollin në atë situatë. Është e qartëse kjo ndeshje ishtë e dobët. Jemi shumë të zhgënjyer. Tifozët tanë ishin pas nesh dhe ne duhet të kishim vazhduar të luftonim siç bënë tifozët”, tha Ten Hag.

Kemi probleme të mëdha në mbrojtje, duhet të merremi me të. E ardhmja ime? Unë jam personi i duhur për këtë punë. Nëse lojtarët e duhur janë në dispozicion, ne kemi një skuadër të mirë. Na mungon pothuajse e gjithë prapavija. Unë do të vazhdoj të luftoj. Duhet të marr përgjegjësinë për këtë, por do të gjej energji”, tha Ten Hag.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit