“Ishte i trukuar”, tifozët shpërthejnë pas shortit: del teoria e Haaland dhe Mbappe

15 Mars 2024
14:45
Denis Hakanaj
back button

Tifozët janë të bindur se shorti i Champions League ishte ‘i trukuar’ pas ndeshjeve të suksesshme që u hodhën.

Arsenali u përzgjodh kundër Bayern Munich dhe Manchester City kundër Real Madridit.

Dy çiftet e tjerë ishin Paris Saint-Germain kundër Barcelona dhe Atletico Madrid kundër Borussia Dortmund.

Shorti përcaktoi gjithashtu çiftet gjysmëfinaliste, me fituesin e  Arsenal-Bayern që do të përballet me fituesin e Real-Manchester City.

Kjo do të thotë se fituesi i Atletico-Dortmundit do të përballet me fituesin e PSG-Barça, duke krijuar një përballje të mundshme Kylian Mbappe kundër Erling Haaland në finalen që do të luhet në stadiumin Wembley.

Por shorti është vënë nën kritika nga fansat e zemëruar në rrjetet sociale teksa i kanë bërë të qarta ndjenjat e tyre.

Ata mendojnë se ishte ‘i trukuar’ pasi katër favoritët janë në njërën anë, me tifozët e Arsenalit dhe Manchester Cityt që janë ankuar për shortin e tyre përkatës.

Një tifoz shkroi në X: “Kjo është e manipuluar sepse të gjitha ekipet favorite janë në të njëjtën anë. Po nxjerrin me detyrim në finale një ekip që nuk është favorit”.

Një tjetër ka shkruar: “Jemi gati për Bayern-in! Por nuk mund të më thoni se shorti nuk është i manipuluar? Madrid vs City ??? Loool”.

Një tifoz i Arsenalit shtoi: “Unë thjesht e dija se do të na dilte Bayern-i, shorti i Champions-it është i manipuluar”.

Një i katërti tha: “Arsenal-Bayern, City-Madrid… bëjeni në një mënyrë më pak të dukshme.”

Një tjetër komentoi: “I manipuluar kundër Arsenalit lol”.

Ndeshjet çerekfinale të Champions League do të zhvillohen muajin e ardhshëm.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 8 dhe 9 prill, ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 prill.

Më pas, gjysmëfinalet janë planifikuar për në fund të prillit dhe fillim të majit, ndërsa finalja do të zhvillohet më 1 qershor në Londër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit