“Ishte momenti më i vështirë i karrierës”, Maguire: Nuk kisha ku të fshihesha

28 Korrik 2024
12:37
Denis Hakanaj
back button

Gjatë intervistës së dhënë për Sky Sport UK, mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire foli për përjashtimin nga Euro2024:

“Ishte një moment vërtet i vështirë në karrierën time. Ndoshta ka qenë momenti më i vështirë i karrierës sime deri më tani”.

Pastaj vazhdoi:

“Natyrisht europiani shihet dhe kështu nuk mund të fshihesh nga e gjithë kjo, por unë kam miq të shkëlqyer dhe një familje të shkëlqyer. Kam një mbështetje të madhe rreth meje. I shijova pushimet, edhe pse ishin të vështira mendërisht”, pranoi Maguire.

“Kam arritur të shikoj ndeshjet. Ishin ndeshje kaq të rëndësishme. Unë kam qenë një tifoz i madh i Anglisë gjatë gjithë jetës sime, kështu që padyshim ishte shumë e vështirë të mos isha atje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit