“Ishte një nga fanellat më të shitura në historinë e futbollit italian”. Zamorano flet për 1+8

22 Korrik 2024
19:48
Telesport
back button

Ish-sulmuesi i Interit, Ivan Zamorano foli sërish për fanellën historike 1+8 që mbante te Interi nga viti 1998 deri në vitin 2000: “Gjithçka filloi sepse Ronaldo, i cili luajti gjithë jetën me 9-shin, kërkoi atë numër.

Unë thashë se nuk e kam problem, nëse do të më duhej t’ia lija nëntën Ronaldos, më i miri në botë, do t’ia lija. Ajo që më ndodhi është se ne si futbollistë duhet të rinovojmë vazhdimisht veten, ndaj i kërkova presidentit Massimo Moratti nëse mund të shtoja numra.”

Dhe përsëri: “Ai m’u përgjigj: nuk ka problem, mund të luash me 27 ose 18′. Unë i thashë: ‘Jo, dua të shtoj një shenjë plus’. Ai u përgjigj se nuk mund të bëhej. Por unë iu përgjigja: “Nëse je president, fol me presidentin e Federatës dhe mua më dhanë leje.” –

Ai e bëri dhe mua më dha leje. Ishte një nga fanellat më të shitura në historinë e futbollit italian”, tha ai në një intervistë për Betsson Sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit