“Ishte një poezi ta shikoje të luante me Messi-n dhe Iniesta-n”, ish-menaxheri: Te Barça dështoi për shkak të krenarisë

17 Nëntor 2021
15:39
Denis Hakanaj
back button

Talente të çuara dëm.

Një nga rastet më të bujshëm ka qenë ai i Aleksandr Hleb, ish-kampion i Arsenal-it dhe dështim i Barcelona-s. Ish-menaxheri i tij ka zbuluar pas shumë vitesh se kush e ka patur fajin për mungesën e suksesit në Spanjë.

“Tek Arsenal ka kaluar momentin më të mirë të karrierës së tij”, ka thënë Ulrich Ferber, ish-menaxher i Hleb, për SPOX.

“Wenger e adhuronte. Më pas, Barcelona dhe Bayern kanë treguar interes: kemi folur me të dy klubet dhe kemi zgjedhur Barcelona-n. Unë kisha dyshime dhe duhej të kisha patur një ndikim më të madh: duhej të kishte nënshkruar me Bayern. Megjithatë, Aleks donte të luante me Messi-n, Iniesta-n dhe Henry”.

Historia thotë se eksperienca e Hleb në Katalonjë do të jetë pengu i tij më i madh: nga ty ka filluar dhe rënia e tij e ngadaltë në futbollin ndërkombëtar.

Hleb ka shkuar te Barcelona kur Guardiola sapo mori vendin e Rijkaard.

“Frank Rijkaard dhe drejtori Txiki Begiristain e donin me çdo kusht. Megjithatë, në fund, Rijkaard është larguar dhe Guardiola nuk e ka konsideruar të dobishëm Aleksandr. Ka patur probleme edhe me stilin e jetës në Spanjë”.

Problemi nuk ka qenë sigurisht cilësia teknike e Hleb: “Ta shikoje të luante me Messi-n dhe Iniesta-n ishte poezi. Në fund, problemi i tij ka qenë mendor dhe ka dështuar edhe për shkak të krenarisë”.

E njëjta krenari që e ka shtyrë disa vite më parë të thotë se do ta kishte goditur Guardiola-n sepse nuk e ka aktivizuar në finalen e Champions-it të 2009 -ës. E fituar nga katalanasit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit