“Ishte si ëndërr!” Marash Kumbulla, postim lamtumire nga Verona?

3 Gusht 2020
15:47
Telesport
back button

Postim lamtumire për Marash Kumbulla? Mbrojtësi Hellas Verona – datëlindja 2000 – i ndjekur për ca kohë nga Inter dhe Lazio, feston sezonin e tij të shkëlqyeshëm verdheblu në Instagram:

“Nëse ndalem për një moment të mendoj për sezonin që sapo ka përfunduar, duket si një ëndërr. Duke filluar nga ajo 25 gusht, data e debutimit në A, të cilën nuk do ta harroj. Ashtu siç me siguri nuk do të mund të harroj 5 tetorin dhe gëzimin e golit të pare”.

“Sfidat për emrat e mëdhenj në kampionatin tonë, fitorja ndaj ekipit kampion të Italisë, udhëtimi i një grupi të jashtëzakonshëm që meritonte çdo pikë të vetme dhe çdo kënaqësi të veçantë të një kampionati për të qenë thjesht krenar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit