Jose Mourinho synon të ndërtojë një Fenerbahce të madhe dhe për këtë ka vetëm një rrugë: të afrojë lojtarë të mëdhenj. Drejtuesit e klubit turk duan të kenë lavdi dhe janë gati të investojnë.
Lojtari i parë në listën e trajnerit portugez është një lojtar i cili tashmë ka fituar shumë përvojë dhe ende nuk ka arritur kulmin e tij. Bëhet fjalë për Antony.
Fenerbahce është gati t’i plotësojë çdo dëshirë 24-vjeçarit, nëse ai pranon të nisë një aventurë të re në kampionatin turk. Braziliani nuk ka hapësirat që kërkon te Manchester United.
Kostoja e tij aktuale llogaritet te rreth 50 mln euro. Një shifër e konsiderueshme, por jo e pamundur për një klub me pretendime të larta si Fenerbahce.