Ish-ylli i Realit: Zhgënjim, që nuk e fituam Champions-in me Mourinho

15 Korrik 2019
13:36
Alfred Lleshi
back button

Xabi Alonso ka nisur një karrierë të re. Trajneri i tanishëm i filialit të Real Sociedad, përmes “The Coaches Voice” foli për gjithë karrierën e tij si futbollist. Ai veshi fanellën e Real Sociedad, Liverpool dhe Real Madrid, ndër të tjera.

Kalimi te Real Madrid – "Pas eksperiencës me Liverpool kishte ardhur koha për të kërkuar një sfidë të re. Nuk kishte sfidë më e rëndësishme se për të shkuar te Real Madridi. Mos harroni se kishin qenë vite, kur Real Madridi nuk ishte aty, ku e ka merituar për shumë vite. Pas eliminimit në raundin e dytë të Champions-it, klubi kishte filluar një projekt të ri, që u mbështet kryesisht mbi mua. Kam mbërritur shumë i pjekur si lojtar në “Bernabeu”, por nuk është e lehtë të marrë në dorë frenat e mesfushës së Real Madridit. Kjo kërkon besim te vetja dhe t'i lejosh të tjerët të besojnë në ty".

Viti i tij i parë në “Bernabeu” – “Ne kemi zhvilluar një kampionat (La Liga) të madh, ndërsa në Ligën e Kampionëve pësuam zhgënjim, por themelet u hodhën për një projekt afatgjatë".

Jose Mourinho – "Ai erdhi me kredencialet e trajnerit më të mirë në botë, pasi kishte fituar “tripletën” me Interin. Për ne, kjo lëvizje ishte e rëndësishme. Donim të kishim një referencë në stol, një udhëheqës, dikë tek i cili të besonim. Sidoqoftë, nuk ishim në gjendja ta fitonim Ligën e Kampionëve me të, por arritëm tri gjysmëfinale. Ishte zhgënjim, të mos e fitonim Champions-in me trajnerin Mourinho".

Gjysmëfinalet e Champions-it – "Në këtë raund, janë detajet e vogla, nuancat, një ditë e mirë apo e keqe, që bën diferencën. Një gabim nuk të lejon të shkosh në finale. Ne kemi humbur me penallti kundër Bayern Munich dhe ishte një nga netët më të dhimbshme në Madrid".

“Decima”  "Përpara finales së Lisbonës kishim përjetuar gjysmëfinalen kundër Bayernit, që ishte një nga më intensivet dhe shumë kërkuese për ne. Në Lisbonë, kur hyra në fushë, i thashë vetes: Kjo duhet të jetë finalja ime. Gjatë lojës ishim të frustruar, sepse ndeshja u paraqit e komplikuar. Sidoqoftë, gjithçka ndryshoi me kokë nga Sergio Ramos…, gjithçka".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit