Itali-Shqipëri 2-1. Bastoni dhe Barella përmbysin golin rekord të Bajramit

15 Qershor 2024
23:03
Alfred Lleshi
back button

Shqipëria e nis me humbjen 2-1 “Euro 2024”, duke vuajtur shumë ndaj Italisë. Edhe pse e gjeti golin mrekullisht që në minutën e parë, me anë të Nedim Bajramit, duke vendosur rekordin historik në këtë kompeticion, kombëtarja kuqezi tregoi se është ende larg kampionëve në fuqi të Europës.

Italy's midfielder #07 Davide Frattesi fights for the ball with Albania's goalkeeper #23 Thomas Strakosha and Albania's midfielder #21 Kristjan Asllani during the UEFA Euro 2024 Group B football match between Italy and Albania at the BVB Stadion in Dortmund on June 15, 2024. (Photo by OZAN KOSE / AFP)

Këta të fundit duket se reaguan si të tërbuar pas “turpërimit” që në minutën e parë, duke na përmbysur për 17 minuta lojë. Golat e Bastoni dhe Barella kthyen qetësinë tek Italia, e cila mendoi shumë ta administronte fitoren, sidomos në pjesën e dytë, me qarkullim të dendur topi.

epa11413529 Nedim Bajrami of Albania celebrates scoring the 1-0 during the UEFA EURO 2024 group B soccer match between Italy and Albania, in Dortmund, Germany, 15 June 2024.  EPA/FRIEDEMANN VOGEL

Kuqezinjtë tanë, edhe pse bënë zëvendësime, duke hedhur në fushë Manaj, Hoxha, Laci dhe Muci, nuk krijuan rrezik serioz te porta e Donnarumma deri në minutën e 90-të. Limiti i lohës së rregullt ishte drithërues, me Manajn që fitoi bukur duelin me Bastoni dhe e kaloi topin mbi trupin e portierit axurr, por shumë pak jashtë kuadratit.

DORTMUND, GERMANY - JUNE 15: Rey Manaj of Albania shoots which is saved by Gianluigi Donnarumma of Italy during the UEFA EURO 2024 group stage match between Italy and Albania at Football Stadium Dortmund on June 15, 2024 in Dortmund, Germany. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Nëse në minutën e parë ishim në delir, në të fundit e kohës së rregullt mund të themi se ishim të pafat. Pas 5 minutave shtesë, ndeshja u mbyll me fitoren 2-1 të Italisë, e cila na përmbysi me tërbim në 17 minuta lojë, pastaj mendoi më shumë të administronte lojën dhe epërsinë.

Italy's defender #23 Alessandro Bastoni heads the ball and scores his team's first goal during the UEFA Euro 2024 Group B football match between Italy and Albania at the BVB Stadion in Dortmund on June 15, 2024. (Photo by OZAN KOSE / AFP)

Ia doli me sukses, duke marrë fitoren e parë në këtë Europian dhe kryesuar grupin tonë bashkë me Spanjën. Kujtojmë se po sot, kombëtarja iberike fitoi pastër 3-0 ndaj Kroacisë. Ndeshja e ardhshme për kuqezinjtë tanë do të jetë ndaj Kroacisë.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Lajme të tjera

Lajmet e fundit